Tirane, ofrohet vend pune Analist Financiar – (Media & Marketing)

Tirane, ofrohet vend pune Analist Financiar – (Media & Marketing)

Tirane, ofrohet vend pune Analist Financiar – (Media & Marketing)

Jobs

Posted Date

Mar 9, 2026 18:18

Description

Në emër të një televizioni kombëtar të konsoliduar në tregun shqiptar, DIMENSION HR është në kërkim të një Analist Financiar – ( Media & Marketing )

Qëllimi i Pozicionit

Analisti Financiar shërben si lidhje kryesore midis Departamentit të Financës dhe Departamentit të Marketingut, duke siguruar kontrollin financiar të mediaplaneve, saktësinë e informacionit për faturim dhe monitorimin e performancës së shitjeve të reklamave. Ky rol siguron që të gjitha aktivitetet e marketingut dhe shitjeve të jenë të reflektuara saktë në proceset financiare dhe raportimin e të ardhurave.

Përgjegjësitë Kryesore
  • Vepron si pikë lidhëse midis Departamentit të Financës dhe Departamentit të Marketingut për çështje që lidhen me mediaplanet dhe faturimin.
  • Kontrollon çdo mediaplan të marrë nga agjentët e marketingut, duke verifikuar saktësinë e informacionit dhe përputhjen me marrëveshjet me klientët.
  • Administron dhe arkivon në mënyrë të organizuar të gjithë mediaplanet përfundimtare për çdo muaj që shkojnë në transmetim dhe që janë rakorduar me klientët për faturim.
  • Përgatit proformat e faturimit me të gjithë informacionin e nevojshëm dhe i dërgon në kohë Departamentit të Financës për procesimin e faturave.
  • Kryen kontroll të dyfishtë të proformave të përgatitura nga Departamenti i Marketingut, duke siguruar që vlerat financiare janë korrekte dhe të gjithë klientët janë përfshirë në procesin e faturimit.
  • Mban dhe përditëson në kohë reale një database të shitjeve mujore, duke analizuar dhe krahasuar performancën me vitet e mëparshme.
  • Përgatit raporte dhe tabela analitike mbi performancën e shitjeve dhe të ardhurat nga reklamat sipas kërkesës së Drejtorit të Marketingut.
  • Ndihmon në analizën e të ardhurave dhe performancës së mediaplaneve për të mbështetur vendimmarrjen e departamenteve të marketingut dhe financës.
Kualifikimet dhe Profili i Kandidatit
  • Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet ose Administrim Biznesi
  • Preferohet Master në Financë, Kontabilitet ose Menaxhim.
  • Minimumi 2–3 vite eksperiencë në financë, analiza financiare ose kontroll të shitjeve.
  • Përvojë në media, marketing ose industri reklame konsiderohet avantazh.
Menyra e Aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Analist Financiar »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Linkedin

Location

Tregu

Tregu organizes listings, seller profiles, and owned media into a cleaner public marketplace experience.

Users must verify details directly with the seller. The platform is not a party to transactions, payments, delivery, or negotiations.

Copyright 2026 Tregu. All rights reserved.

Listings may be normalized, deduplicated, moderated, or removed to protect platform quality and legal compliance.