Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Kostoist

Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Kostoist
Jobs
Posted Date
Mar 9, 2026 18:17
Description
Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Inxhinier Kostoist
PËRGJEGJËSITË:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Inxhinier Kostoist»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
PËRGJEGJËSITË:
- Hartimi, verifikimi dhe miratimi i preventivave për projekte ndërtimi të mesme dhe të mëdha.
- Përgjegjësi për planifikimin dhe kontrollin e kostove gjatë gjithë ciklit të projektit.
- Analiza e detajuar e zërave të punimeve, materialeve, makinerive dhe fuqisë punëtore.
- Monitorimi i buxhetit, identifikimi i riskut financiar dhe propozimi i masave korrigjuese.
- Përgatitja dhe verifikimi i situacioneve mujore të punimeve (IPC).
- Negocimi dhe vlerësimi i ofertave nga nënkontraktorët dhe furnitorët.
- Mbështetje teknike për departamentin e prokurimeve dhe menaxherët e projekteve.
- Udhëheqja dhe mentorimi i inxhinierëve kostoistë junior.
- Raportim periodik i ecurisë financiare të projekteve drejt drejtuesve të kompanisë.
- Përgatitja e raportit të performancës të Buxhetit kundrejt Kostove dhe rezultatit të projektit.
- Monitorimi kostove gjatë ekzekutimit të projektit.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme,
- Eksperiencë pune si inxhinier kostoist (preferohet minimumi 4-5 vite).
- Njohuri shumë të mira të preventivimit, analiza kostoje dhe menaxhim buxheti.
- Eksperiencë në projekte të mëdha ndërtimi (rezidenciale, industriale apo infrastrukturore).
- Aftësi shumë të mira në AutoCAD, Excel dhe programe profesionale të preventivimit (PriMus, STR, ose të ngjashme).
- Njohuri të legjislacionit dhe praktikave të ndërtimit.
- Aftësi analitike, organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri shumë të mira të leximit të projekteve dhe specifikimeve teknike,
- Aftësi të forta analitike, vendimmarrëse dhe menaxhuese.
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Inxhinier Kostoist»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Location
Posted 5h ago