Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti – (Inxhinier Elektrik)

Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti – (Inxhinier Elektrik)

Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti – (Inxhinier Elektrik)

Jobs

Fuel

Electric

Posted Date

Mar 9, 2026 18:26

Property Type

Office

Description

Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Menaxher Projekti – ( Inxhinier Elektrik )

PËRGJEGJËSITË:

  • Organizimi dhe menaxhimi i zbatimit të projekteve, duke adresuar në kohë reale problematika teknike dhe menaxheriale.
  • Koordinimi, përzgjedhja dhe mbikëqyrja e nënkontraktorëve, përfshirë ofertimin, kontraktimin dhe ndjekjen e kushteve kontraktuale.
  • Menaxhimi dhe kontrolli i prokurimit të materialeve, kostove dhe burimeve, në përputhje me buxhetin dhe fazën e tenderimit.
  • Komunikimi i vazhdueshëm me ekipet në terren dhe nënkontraktorët për ecurinë e punimeve dhe çështjet operative në kantier.
  • Kontrolli i dokumentacionit teknik, kontraktual dhe HSE, si dhe përgatitja e dosjes finale të dorëzimit të projektit.
  • Përgatitja e dokumentacionit tekniko-financiar për tendera, analiza e ofertave dhe kontribuimi në hartimin e preventivëve.
  • Koordinimi me departamentin e Logjistikës për transportin, shkarkimin dhe shpërndarjen e materialeve në kantierë.
  • Ndjekja e marrëdhënieve me klientët dhe autoritetin kontraktor, duke kontribuar në ruajtjen e imazhit profesional të kompanisë.
KËRKESAT:
  • Diplomë Universitare Master ne Inxhinieri Elektrike,
  • Eksperiencë në projektim, zbatim dhe menaxhim projektesh (min 7 vite),
  • Njohja e software te projektimit perben avantazh (si PV sol),
  • Të ketë njohuri në përdorimin e AutoCAD, MS Office, MS Project etj.
  • Aftësi të forta në menaxhimin e projekteve dhe ndjekjen e ecurisë në terren,
  • Njohja e gjuhës angleze,
  • Leje drejtimi, gatishmëri për udhëtime pune në terren.
MENYRA E APLIKIMIT:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Menaxher Projekti – (Inxhinier Elektrik)»

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Linkedin

Location

Tregu

Tregu organizes listings, seller profiles, and owned media into a cleaner public marketplace experience.

Users must verify details directly with the seller. The platform is not a party to transactions, payments, delivery, or negotiations.

Copyright 2026 Tregu. All rights reserved.

Listings may be normalized, deduplicated, moderated, or removed to protect platform quality and legal compliance.