Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti – (Inxhinier Ndertimi)

Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti – (Inxhinier Ndertimi)

Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti – (Inxhinier Ndertimi)

Jobs

Posted Date

Mar 9, 2026 18:27

Property Type

Office

Description

Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Menaxher Projekti – ( Inxhinier Ndertimi )

PËRGJEGJËSITË:

  • Menaxhon dhe koordinon një ose disa projekte ndërtimi paralelisht, nga planifikimi deri në dorëzim final.
  • Organizon dhe mbikëqyr zbatimin e punimeve në terren, duke koordinuar ekipet punuese, nënkontraktorët dhe stafin teknik.
  • Siguron respektimin e projekteve teknike, kushteve kontraktuale, standardeve të cilësisë dhe kërkesave HSE.
  • Menaxhon buxhetin e projekteve, prokurimin e materialeve dhe kontrollin e kostove për të shmangur tejkalime financiare.
  • Ndjek dokumentacionin teknik, kontraktual dhe financiar, si dhe përgatit raporte periodike mbi ecurinë e projekteve.
  • Koordinon komunikimin me klientët, autoritetet kontraktore dhe palët e treta për mbarëvajtjen e projekteve.
  • Identifikon dhe zgjidh problematika teknike dhe menaxheriale që lindin gjatë zbatimit të punimeve.
  • Bashkëpunon me departamentet e prokurimit dhe logjistikës për sigurimin në kohë të materialeve dhe pajisjeve.
KËRKESAT:
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Eksperiencë e provuar në menaxhimin e projekteve ndërtimore, preferohet në disa projekte njëkohësisht.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e AutoCAD, MS Office, MS Project etj.
  • Aftësi të forta në menaxhimin e projekteve dhe ndjekjen e ecurisë në terren,
  • Aftësi shumë të mira organizative, vendimmarrje dhe menaxhim kohe.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).
  • Leje drejtimi, gatishmëri për udhëtime pune në terren
MENYRA E APLIKIMIT:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Menaxher Projekti – ( Inxhinier Ndertimi ) »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Location

Tregu

Tregu organizes listings, seller profiles, and owned media into a cleaner public marketplace experience.

Users must verify details directly with the seller. The platform is not a party to transactions, payments, delivery, or negotiations.

Copyright 2026 Tregu. All rights reserved.

Listings may be normalized, deduplicated, moderated, or removed to protect platform quality and legal compliance.