Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Topograf

Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Topograf

Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Topograf

Jobs

Posted Date

Mar 9, 2026 18:19

Property Type

Villa

Transmission

Automatic

Description

Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Inxhinier Topograf

PËRGJEGJËSITË:

  • Kryerja e matjeve topografike në terren për qëllime ndërtimi, projektimi ose kontrolli teknik.
  • Hartimi dhe përpunimi i hartave, planeve dhe modeleve dixhitale të terrenit duke përdorur software topografikë.
  • Vendosja në terren (piketa) sipas projekteve të ndërtimit, me saktësi të lartë.
  • Përpunimi i të dhënave të matjes dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës teknik.
  • Bashkëpunimi me inxhinierët e zbatimit dhe projektues për garantimin e përputhjes së matjeve me projektin.
  • Ndjekja dhe kontrolli i deformimeve strukturore dhe analizimi i të dhënave në projekte të veçanta (diga, ura, struktura të larta etj.).
  • Përdorimi i pajisjeve moderne të matjes si: Total Station, GPS RTK, Niveli Automatik/Digital, Dron etj.
  • Hartimi i raporteve të matjeve dhe mbajtja e arkivës së të dhënave gjeodezike.
KËRKESAT:
  • Diplomë Master në Inxhinieri Gjeodezike,Topografi, Inxhinieri Ndertimi ose fusha të ngjashme,
  • Minimumi 2 vite përvojë në pozicion topografi në kantier (ndërtim, infrastrukturë ose projekte civile),
  • Njohuri të mira ne perdorimin e teknikave, pajisjeve dhe software-e e topografisë.
  • Eksperiencë në përdorimin e mjeteve manuale topografike (rrota matëse, plumb, nivele)
  • Njohuri te mira të software-ve si AutoCAD dhe programeve GIS.
  • Aftësi për të punuar në terren dhe në kushte të ndryshme klimatike.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
  • Saktësi, përgjegjësi dhe orientim ndaj detajeve.
  • Leje drejtimi të automjetit (avantazh).
MENYRA E APLIKIMIT:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Inxhinier Topograf»

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Linkedin

Location

Tregu

Tregu organizes listings, seller profiles, and owned media into a cleaner public marketplace experience.

Users must verify details directly with the seller. The platform is not a party to transactions, payments, delivery, or negotiations.

Copyright 2026 Tregu. All rights reserved.

Listings may be normalized, deduplicated, moderated, or removed to protect platform quality and legal compliance.