Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Kantieri

Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Kantieri
Jobs
Posted Date
Mar 9, 2026 18:22
Property Type
Villa
Description
Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Inxhinier Kantieri – Vlore
PËRGJEGJËSITË:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Inxhinier Kantieri – Vlore »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Linkedin
PËRGJEGJËSITË:
- Përgjegjës për zbatimin teknik të projektit në terren.
- Siguron që të gjitha punimet të kryhen në përputhje me projektin, standardet teknike, afatet kohore dhe kërkesat e sigurisë.
- Koordinon ekipet punuese, mbikëqyrë ecurinë e punimeve dhe bashkëpunon ngushtë me të gjitha palët për të garantuar realizimin me sukses të projektit.
- Harton planin e punës për projektin, duke përfshirë afatet kohore, burimet njerëzore dhe materialet e nevojshme.
- Përcakton prioritetet dhe organizon aktivitetet ndërtimore në terren sipas fazave të projektit.
- Siguron që puna të zhvillohet sipas planit të miratuar, duke respektuar afatet kohore dhe kufizimet buxhetore.
- Koordinon dhe mbikëqyrë ekipet punuese, nënkontraktorët dhe teknikët në kantier.
- Menaxhon në mënyrë efikase stafin, mjetet dhe pajisjet për realizimin e punimeve.
- Zbaton dhe ndjek projektet dhe dokumentacionin teknik në kantier.
- Siguron përputhshmërinë e punimeve me specifikimet teknike, standardet e cilësisë dhe kërkesat kontraktuale.
- Kryen dhe kontrollon matje teknike në terren, si dhe verifikon cilësinë e punimeve të realizuara.
- Organizon dhe ndjek realizimin e testeve dhe analizave të nevojshme sipas kërkesave të projektit.
- Kontrollon dhe mbikëqyr librezat e masave në përputhje me matjet topografike dhe punimet faktike.
- Siguron furnizimin në kohë me materiale, pajisje dhe mjete të nevojshme për vazhdimësinë e punimeve.
- Ndjek dhe kontrollon përdorimin e materialeve dhe mjeteve për të shmangur humbjet, keqpërdorimin apo dëmtimet.
- Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Ndertimi, Inxhinieri Civile, Gjeodezi ose fusha të ngjashme teknike.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në projekte ndërtimi.
- Njohuri shumë të mira të standardeve teknike dhe zbatimit të projekteve.
- Aftësi për të lexuar dhe zbatuar plane, skica dhe dokumente teknike.
- Përdorim i mirë i AutoCAD, MS Office (veçanërisht Excel), dhe software të tjerë ndërtimi (avantazh:Civil 3D, Project).
- Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe organizative.
- Aftësi për të punuar në kushte terreni dhe nën presion kohor.
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të sigurisë në ndërtim.
- Aftësi për të zgjidhur probleme në mënyrë efikase dhe të shpejtë.
- Komunikim profesional me ekipin, nënkontraktorë dhe palë të treta.
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Inxhinier Kantieri – Vlore »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Location
Posted 4h ago