Gjermani, ofrohet vend pune Infermier/e

Gjermani, ofrohet vend pune Infermier/e

Gjermani, ofrohet vend pune Infermier/e

Punë

Data e Publikimit

9 mar 2026 18:13

Përshkrimi

Në emër të partnerëve tanë në Gjermani, Dimension HR po kërkon Infermierë të kualifikuar dhe të motivuar për t’u bashkuar me institucione shëndetësore ne Gjermani.

Qëllimi i Pozicionit
Ofrimi i kujdesit cilësor dhe profesional për pacientët, duke zbatuar protokollet mjekësore dhe duke kontribuar në mirëqenien dhe sigurinë e tyre gjatë trajtimit.

Përgjegjësitë Kryesore
• Ofrimi i kujdesit infermieror sipas planit të trajtimit.
• Monitorimi i gjendjes së pacientëve dhe raportimi te stafi mjekësor.
• Administrimi i medikamenteve sipas udhëzimeve të mjekut.
• Mbajtja e dokumentacionit të saktë mjekësor.
• Asistimi në procedura mjekësore dhe ndërhyrje të ndryshme.
• Komunikimi profesional me pacientët dhe familjarët e tyre.
• Respektimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë.

Kualifikimet dhe Kërkesat
• Diplomë në Infermieri (Bachelor ose ekuivalente).
• Licencë ushtrimi profesioni.
• Preferohet eksperiencë pune në ambiente spitalore.
• Njohuri të gjuhës gjermane (minimumi B1/B2).
• Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.

Ofrohet
• Kontratë e rregullt pune sipas legjislacionit gjerman.
• Kushte moderne pune dhe zhvillim profesional.
• Pagë konkurruese dhe benefite sociale.
• Mbështetje gjatë procesit të integrimit dhe njohjes së diplomës.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Infermierë»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Tregu

Tregu organizon njoftimet, profilet e shiteseve dhe median e zotëruar ne nje treg publik me te paster dhe me te shpejte.

Perdoruesit duhet te verifikojne vete cdo detaj me shitësin. Platforma nuk eshte pale ne transaksione, pagesa, dorezim apo negociata.

Copyright 2026 Tregu. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Njoftimet mund te normalizohen, dedublikohen, moderohen ose hiqen per cilesi, sigurine e platformes dhe pajtueshmeri.