Tirane, ofrohet vend pune Jurist/e Prokurimi

Tirane, ofrohet vend pune Jurist/e Prokurimi

Tirane, ofrohet vend pune Jurist/e Prokurimi

Punë

Data e Publikimit

9 mar 2026 18:17

Përshkrimi

Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Jurist/e Prokurimi.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të ndjek aktivitetet e prokurimit publik, përfshirë ato të institucioneve kombëtare përgjegjëse dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.
  • Raporton për ecurinë e proceseve të prokurimit në nivele departamenti.
  • Siguron dokumentacionin e plotë të tenderave (shkarkim /ngarkim ne site përkatës ose zhvillimin e procedurave në rast të tenderave jo elektronike).
  • Analizon dokumentacionin e tenderave, nxjerr kriteret e kualifikimit.
  • Përgatit dokumentacionin për tender në bashkëpunim me Njësinë e Ofertimeve, duke u angazhuar konkretisht në evidentimin dhe sigurimin e certifikimeve të stafit dhe kompanisë, kontratave të ngjashme si dhe dokumentacione të tjera shtesë në varësi të kërkesave dhe dokumentave të tenderit.
  • Të ndjek aktivitetet e prokurimit publik,Agjensia e Prokurimit Publik, KFV,Banka Boterore, Berzh, Banka Europiane etj,
  • Hartimi i ankesave/kerkesave drejtuar App-se apo Autoriteteve te tjera qe organizojne proceduren e prokurimit.
  • Evidenton publikimet në: Site APP, Site kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Mbarëvajtja e proçedurave ligjore te shoqerise, hartimi i akteve qe i nevojitet shoqerise.
KËRKESA:
  • Diplomë universitare në Fakultetin Juridik.
  • Eksperience te meparshme si specialist ne fushen e prokurimeve publike.
  • Njohje e mire e Ligjit te Prokurimit Publik.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
  • Njohje e mire e gjuhes Angleze.
Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Jurist/e Prokurimi »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Vendndodhja

Tregu

Tregu organizon njoftimet, profilet e shiteseve dhe median e zotëruar ne nje treg publik me te paster dhe me te shpejte.

Perdoruesit duhet te verifikojne vete cdo detaj me shitësin. Platforma nuk eshte pale ne transaksione, pagesa, dorezim apo negociata.

Copyright 2026 Tregu. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Njoftimet mund te normalizohen, dedublikohen, moderohen ose hiqen per cilesi, sigurine e platformes dhe pajtueshmeri.