Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti për Impiante Industriale

Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti për Impiante Industriale
Punë
Data e Publikimit
9 mar 2026 18:24
Lloji i pronës
Vilë
Përshkrimi
Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Menaxher Projekti për Impiante Industriale
PËRGJEGJËSITË:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Menaxher Projekti për Impiante Industriale»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Linkedin
PËRGJEGJËSITË:
- Përgjegjës për zberthimin teknik të projekteve, përgatitjen e preventivëve dhe dokumentacionit teknik, analizën e kostove, si dhe ndjekjen dhe menaxhimin e fazës së zbatimit në terren,
- Luan një rol kyç në garantimin e zbatimit të projektit sipas standardeve teknike, afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar.
- Zberthimi i projekteve teknike dhe hartimi i dokumentacionit përkatës (skica, specifikime, fletëteknike etj.).
- Përgatitja e preventivëve dhe analizës së kostos
- Përzgjedhja teknike e pajisjeve mekanike dhe përgatitja e specifikimeve për prokurim.
- Koordinimi i zbatimit të projekteve në terren, mbikëqyrje dhe ndjekje e punimeve sipas planit.
- Hartimi dhe ndjekja e grafikëve të punës dhe raportimi i progresit.
- Menaxhon marredhenien me supervizorin/mbikqyresin e projektit
- Pergatitja e Dosjes Teknike te kantjerit sipas legjislacionit shqiptar ne fuqi
- Kerkimi i tregut per kontraktore per zbatimin projektit
- Menaxhon burimet njerezore per zbatim projekti dhe bashkëpunimi me kontraktorë dhe furnitorë.
- Zgjidhja e problematikave teknike gjatë fazës së projektimit dhe zbatimit.
- Sigurimi i përputhshmërisë me normat teknike, standardet e sigurisë dhe kërkesat ligjore në fuqi.
- Menaxhon marredhenien me klientin/investitorin e projektit
- Siguron zbatimin e rregullave te sigurimit teknik ne kantier
- Menaxhon procesin e kolaudimit dhe dorëzimit të punimeve.
- Diplomë Universitare në Inxhinieri Civile ose Mekanike,
- Minimumi 10 vite përvojë pune në projekte të infrastrukturës industriale dhe mekanike.
- Eksperiencë në sektorin e impianteve industriale dhe të ngjashme.
- Licenca teknike profesionale ose çertifikime të fushës.
- Eksperiencë me standarde ndërkombëtare si EN, ASME, IS dhe legjislacionit teknik shqiptar.
- Eksperiencë e dëshmuar në ndërtimin impianteve industriale, depozitave metalike 200-1000 m³, sisteme pompimit dhe kolektoreve tubacioni, konstruksioneve mekanike dhe punimeve civile.
- Njohuri të avancuara në software teknik si: AutoCAD, SolidWorks, MS Project, Excel (analizë kostoje).
- Te kete njohuri dhe certifikim per menaxhimin e kontratave FIDIC.
- Aftësi të forta në menaxhimin e projekteve dhe ndjekjen e ecurisë në terren.
- Njohuri të akteve ligjore dhe normave teknike për impiante mekanike dhe struktura industriale.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, me orientim drejt zgjidhjeve praktike.
- Leje drejtimi, gatishmëri për udhëtime pune në terren.
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Menaxher Projekti për Impiante Industriale»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Vendndodhja
Postuar 3 orë më parë